Partia opozitare OBRM-PDUKM sonte ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë – Komitetit Ekzekutiv.

Informacione shtesë nuk janë bërë të ditura për publikun dhe mediat, mirëpo mediat vendase nga burime brenda partike kanë informacione se një protestë e re nga OBRM-PDUKM vjen nesër.

Sipas informacioneve, protesta e planifikuar për nesër do të ketë pikë reference rritjen e çmimit të rrymës elektrike, vendim i shpallur dje nga KRRE ndërsa i komentuar sot edhe nga qeveria.

Kujtojmë se, lideri i partisë, Hristijan Mickoski dje deklaroi se shtrenjtësimi prej 7,5% është vetëm mashtrim i opinionit, kundrejt rritjes reale prej 17,5%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mblidhet kryesia e OBRM-PDUKM-së, pritet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.