
Sot janë realizuar dy pagesa ndaj bujqve. Është realizuar pagesa në vlerë të përgjithshme prej 265.720.530,00 denarë për 4.659 bujq për pagesa të drejtpërdrejta shtesë për masën 1.3 për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, kolzes vajore dhe faza të lulekuqes, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Nga ministria sqarojnë se kjo është një pagesë rrjedhëse për vitin 2024 dhe është destinuar për mbështetje të prodhimeve të kulturave bujqësore të theksuara në vitin 2024.
“Njëherit, sot janë paguar edhe mjete në vlerë prej 16.041.565,00 denarë nga Masa-121 – Investime për modernizimin e ekonomisë bujqësore nënmasa 121.1. Furnizimi i viçave të racës pedigre me rendiment të lartë (me përjashtim të viçave të racës Busha), nga Programi i Mbështetjes Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2023”, shpjegon MBPEU.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftojnë se vazhdojnë me pagesën e subvencioneve dhe investimeve.
The post MBPEU: Janë paguar 265.720.530 denarë subvencione për 4.659 bujq, investime prej 16.041.565 denarë në blegtori appeared first on Telegrafi.