Gjatë natës së kaluar, në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00, Ministria e Punëve të Brendshme me një radar të pajisur posaçërisht për inçizim në kushte nate, ka zbatuar kontroll të intensifikuar në tërë territorin e shtetit për të sanksionuar mjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast u sanksionuan 165 shoferë.

“Prej tyre, 12 vetura lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë, 115 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 50 jashtë qytetit”, informojnë nga MPB.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim, shtojnë nga MPB Maqedoni.

Mbrëmë janë shqiptuar 165 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";