Mbytet një ari në fshatin Vejcë, kërkohet autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbytet një ari në fshatin Vejcë, kërkohet autori

Në rrugën për në fshatin Vejcë mëngjesin e sotëm është gjetur një ari i vogël, i cili ka ngordhur gjatë një aksidenti me një autojmet.

“Në mëngjesin e sotëm në ora 08:25 në numrin 112 një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Vejcë , rreth 1 km para fshatit, ka ngordhur një ari i cili me shumë gjasë është vrarë nga një aksident nga autor i pa njohur”, thonë nga QMK.

Ekip nga MPB-së ka inspektuar vendin e aksidentit dhe trupi i ariut i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analiza të mëtejshme.

Advertisement

The post Mbytet një ari në fshatin Vejcë, kërkohet autori appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy