Grupin e punës që e ka formuar Ministria e Drejtësisë, i ka përgatitur ndryshimet e Kodit Zgjedhor në të cilin janë inkorporuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, mbështet propozimin e grupit të punës, që reklamimi i paguar politik të mos jetë më barrë e shtetit.

Meqenëse në takimin e liderëve u ra dakord që ky kod të shkojë në Kuvend përmes deputetëve, Ministria e Drejtësisë do ta dorëzojë versionin e punës deri te të gjitha partitë politike parlamentare. Përgjegjësinë për miratimin dhe përmbajtjen e Kodit Zgjedhor do ta kenë deputetët në Kuvendin e RMV-së”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Propozimi i Kodit Zgjedhor, theksojnë nga atje, përmban 58 nene që do të kontribuojnë në forcimin e rolit të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij Kodi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MD-Maqedoni: Janë përgatitur ndryshimet në Kodin Zgjedhor shkruan Telegrafi.