“Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës në seancën e planifikuar për më 12 qershor”.

Këtë e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke treguar se po bëhen përpjekje që kjo të bëhet më herët, më 5 ose 9 qershor.

Mickoski tregoi se vendimi për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë javën e kaluar dhe kërkesa në Kuvend është dorëzuar të premten.

“Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, kështu që nuk mund të vihet papritur në rendin e ditës. Po përpiqemi të arrijmë disi sukses para 12 qershorit, kur është caktuar seanca e radhës. Nëse ia dalim, janë dhënë dy data si opsion në qershor – 5 dhe 9, por të shohim nëse Kuvendi arrin të organizohet dhe të caktojë seancë, atëherë, nëse jo, më 12 qershor Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësministrat do të jenë gjithashtu pjesë e rendit të ditës”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Azir Aliu është ish-ministër i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet në koalicionin “VLEN”, pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë./Telegrafi/

The post Më 12 qershor do të votohet për ministrin e ri të Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.