Deputetët sot në vazhdimin e seancës së 59-të pa diskutim me 64 vota “pro” pa të përmbajtur dhe kundër e miratuan Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për automjete me pocedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet ligjore lehtësohet procesi i regjistrimi të automjeteve, kështu që u jepet mundësi stacioneve të kontrollit teknik të lëshojnë vërtetim për një automjet të regjistruar, bazuar në kritere të përcaktuara më parë, i cili do të identifikohet me vulën në lejën e qarkullimit, si dhe regjistrimi të kryhet në të gjithë territorin e vendit, e jo si më parë, në afërsi të vendit të banimit.

Deputetët gjatë pjesës së pasditës sot në Kuvend, mbajtën vazhdimin e disa seancave, përkatësisht të seancave 43, 51, 55, 59 dhe 60.

Në vazhdim të seancës së 60-të, deputetët përfunduan debatin e përgjithshëm mbi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë në lexim të parë dhe e dërguan atë në lexim të dytë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionin legjislativ-juridik të Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke sqaruar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë, tha se ndryshimet nuk janë të gjera, por janë të rëndësishme dhe paraqesin një vazhdimësi logjike të Ligjit të ri për Punët e Brendshme dhe sigurojnë harmonizim me konceptin e ri të organizimit dhe menaxhimit në polici.

“Qëllimi është të sigurohet një kuadër ligjor më i qartë, më funksional dhe më i qëndrueshëm që i përgjigjet nevojave reale të sistemit. Ndryshimet kanë të bëjnë me kushtet për emërimin e Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike. Duke u udhëhequr nga parimi i profesionalizmit, përvoja e punës prej 12 vite përcaktohet ekskluzivisht në çështjet policore dhe ky është ndryshimi kyç në përputhje me atë që kemi si zgjidhje aktuale. Ne besojmë se kjo do të rrisë nevojën për përvojë profesionale të Drejtorit të BSP-së, i cili duhet të jetë polici i parë. Së dyti, zgjerojmë kornizën e arsimit të pranueshëm nga katër fakultetet aktuale, në një gamë më të gjerë fakultetesh të shkencave shoqërore”, deklaroi Toshkovski.

Ai tha se lidhur me përvojën e nevojshme të punës të shefave të Sektorëve të Punëve të Brendshme, po bëhet harmonizimi i viteve të nevojshme të përvojës së punës në pajtim me sistematizimin, ashtu që kërkohet përvojë eksplicite e punës në kuadër të pozitës konkrete të punës, që është shumë më ndryshe se deri tani, me çka do të mundësohet profesionalitet dhe mobilizim më i madh i të punësuarve në MPB.

The post Me 64 vota “pro”, kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime ligjore për lehtësimin e regjistrimit të veturave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";