Me ligjin e ri në RMV, pensionistët do të mund të marrin rrogë edhe pension

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, është miratuar një Ligj për Punësimin e Personave, i cili i lejon një game më të gjerë qytetarësh të hyjnë në tregun e punës pa humbur të drejtat e tyre ekzistuese.

Këtë e njoftoi sot Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM, duke theksuar se një ligj i tillë ka qenë kërkesë si nga punëtorët ashtu edhe nga punëdhënësit që nga fillimi i pavarësisë.

Me ligjin e ri, të papunët, punonjësit, të vetëpunësuarit, studentët, personat nën 18 vjeç (nëse plotësojnë kushtet e punës), pensionistët, me përjashtim të atyre që marrin pension familjar për shkak të paaftësisë, si dhe të huajt me qëndrim të rregulluar kanë të drejtë pune.

Micevski thekson se të punësuarit nuk do t’i humbasin të drejtat që tashmë i kanë, që do të thotë se pensionistët do të jenë në gjendje të punojnë dhe ta mbajnë pensionin e tyre, ndërsa studentët, të fitojnë përvojë dhe të ardhura shtesë.

Advertisement

“Kjo është një fitore e të gjithëve – qytetarët do të jenë në gjendje të fitojnë më shumë, shteti do të mbledhë më shumë taksa dhe punëdhënësit do të kenë akses në më shumë fuqi punëtore”, tha Micevski./Telegrafi/

The post Me ligjin e ri në RMV, pensionistët do të mund të marrin rrogë edhe pension appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy