Rrjeti Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në konferencën e sotme për media informoi se Parada e Krenarisë do të mbahet më 24 qershor në Shkup, do të jetë nën moton “Me zë të lartë dhe krenarë”. Parada do të fillojë në ora 17:00 mbledhja do të bëhet në Parkun Gruaja Luftëtare, ndërsa pastaj nëpër rrugët e Shkupit do të marshohet deri në Parkun e Qytetit.

Sipas organizatorëve të Rrjetit Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë sulmet ndaj Komunitetit LGBTI nuk kanë të ndalur ndërsa progresi në fushën e të drejtave të tyre nuk është i mjaftueshëm.

“Në një mjedis kaq armiqësor, kur gjuha e urrejtjes dhe dhuna janë në rritje, të qenit krenar dhe i zëshëm përfaqëson rezistencën dhe kundër sistemit shtypës. Komuniteti LGBTI ka kaluar shumë kohë të vështira, dhe do të vazhdojmë me kokën lart, krenarë dhe me zë të lartë në realizimin e vizionit tonë për një botë me barazi dhe prosperitet”, thotë Irena Cvetkoviq anëtare e Rrjetit Nacional Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

The post Me moton “Me zë të lartë dhe krenarë” do të mbahet parada e katër e krenarisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";