
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në 130 vende në botë pa vizë, që është për tre vende më shumë se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas „The Henley Passport Index“, pasaporta e RMV-së renditet e 38-ta në botë, një kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.
Në listën e vitit 2025, ne jemi prapa Serbisë, e cila renditet e 34-ta, ndërsa jemi para Malit të Zi (40), Bosnjës dhe Hercegovinës (42) dhe Shqipërisë (43), Turqisë (46) Kosovës (61).
Pasaporta më e fuqishme në botë këtë vit është Singapori, qytetarët e të cilit mund të hyjnë në 193 nga gjithsej 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Japonia dhe Koreja e Jugut me qasje në 190 destinacione pa vizë paraprake, në vendin e tretë janë Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Spanja dhe Finlanda me qasje në 189 destinacione. Në vendin e katërt me një pasaportë që lejon udhëtimin pa viza në 188 vende janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, në vendin e pestë me mundësinë e udhëtimit pa viza në 187 destinacione janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re. Një pasaportë britanike ju lejon të udhëtoni lirisht në 186 vende, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë, ndërsa një pasaportë amerikane është në vendin e 10-të dhe ju lejon të udhëtoni në 182 destinacione pa vizë./Telegrafi/
The post Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë appeared first on Telegrafi.