Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 16:30 sot, për nëntë orët e mëparshme, më shumë shi ka rënë në Kodrën e Diellit, ndërsa më pak në Shtip.

Në Kodrën e Diellit kanë rënë 35 litra për metër katror, 29 litra në Lazaropole dhe Pozhoran, 25 në Tetovë, 19 në Mavrovë, 17 në Shkup–Zajçev Rid, 10 në Krushevë dhe Topolçan, 7 në Pretor, 6 në Ohër, 5 në Kriva Pallankë, Gjurishtë, Manastir, Veles dhe Pozhar, 3 në Prilep, 2 në Strumicë dhe Berovë, ndërsa vetëm 1 litër për metër katror në Shtip, përcjell “TV21”.

Temperatura maksimale 11 gradë është regjistruar në Krushevë dhe Mavrovë, 12 në Tetovë dhe Lazaropolë, 13 në Shkup–Zajçev Rid dhe Pretor, 15 në Strumicë dhe Kriva Pallankë, 16 në Shkup–Petrovec, Berovë, Prilep, Ohër, Demir Kapi dhe Veles, 17 në Gjevgjeli dhe Shtip, 18 në Kavadar dhe Manastir, dhe 19 në Vinicë.

Nga DPHM-ja theksojnë se në gjithë territorin ka fryrë erë mesatare, lokalisht edhe e fortë, nga drejtimi jugor. Në Shtip, era ka arritur shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas sinoptikanëve, reshje të herëpashershme shiu do të ketë edhe gjatë natës. Lokalisht reshjet do të jenë më të dendura – mbi 40 litra për metër katror gjatë 24 orëve. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu.