Siç raporton BNT, familjarë të afërt të viktimave janë deklaruar për televizionin se presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që viktimat e kanë mbajtur me vete.

Pas tragjedisë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkuan nga Gjykata e Rrethit në Pernik në mënyrë paralele t’i hetojë arsyet e aksidentit dhe presin më shumë infromacione për arin dhe akcesorët me vlerë që udhëtarët e kanë mbajtur me vete.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga tragjedia e madhe, një pjesë e të mbijetuarve kthehen në Bullgari, ndërsa familjarët i presin sendet e ruajtura të familjarëve të tyre.

“Kam dëshmi se kunata ime ka akcersorë në vlerë prej 7.000 eurove gjatë udhëtimit. Ari nuk digjet”, shprehet Qamuran Pajazitovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe të mbijetuarit edhe familjarët e viktimave kërkojnë hetim paralel për tragjedinë.

Kujtojmë se në aksidentin në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor, humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 mbijetuan./Telegrafi/

Media bullgare: Familjarët e viktimave në autobusin në “Struma” kërkojnë hetim paralel shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";