Agjencia bullgare “Bgnes” shkruan se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski është i martuar me bullgare.

“Stevica Jenva, e cila është motra e bashkëshortes së Hristijan Mickoskit, Rozi, ka shtetësi bullgare. Kjo dihet nga listat zgjedhore për zgjedhjet kuvendare më 4 prill në Bullgari”, shkruan “Bgnes”.

Ata shkruajnë se Stevica e cila punon si notere në Strumicë, ka pasaportë bullgare dhe kjo pasaportë mund të fitohet vetëm me dëshmi për prejardhje bullgare dhe vetdeklarim, ndërsa bashkëshorti i saj, Jordanço Janev, sipas kësaj agjencie, gjithashtu është shtetas bullgar i cili paraqitet si votues në qytetin e Bllagoevgradit.

“Nëse Stevica Janeva ka shtetësi bullgare në bazë të dëshmisë së prejardhjes, atëherë del se Rozi Mickoski është bullgare”, shrkuan “Bgnes”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej kjo agjenci bullgare shkruan se Mickoski njihet për retorikën e tij kundër Bullgaris.

Mediat bullgare: Mickoski është i martuar me bullgare shkruan Telegrafi.