
Pas pranimit të njoftimeve dhe marrëveshjeve të propozuara nga agregatorët e lajmeve për marrjen e përmbajtjeve pa kompensim, të martën më 20 maj, në organizim të Shoqatës ONLINEMEDIA.mk, përfaqësues të një grupi më të madh të portaleve në Maqedoni, mbajtën një takim dhe diskutuan mbi problemin.
Në fund të diskutimit, shumica e përfaqësuesve të portaleve u pajtuan dhe e nënshkruan qëndrimin e mëposhtëm:
„Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale dhe të Drejtat e Përafërta (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 87/2005), ju njoftojmë se nuk i pranojmë marrëveshjet tuaja të propozuara të dërguara së fundmi në redaksitë tona, për të drejtën e marrjes së informatave, fotografive dhe videove tona. Nëse kjo marrje e paautorizuar vazhdon nga ana juaj, do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa për mbrojtjen e të drejtave autoriale.
Të gjithë nënshkruesit kërkojnë që të largohen nga agregimi i mëtejmë i informatave, duke filluar nga data 21 maj 2025, deri në arritjen e një marrëveshjeje eventuale.
Si shoqatë e portaleve, OnlineMedia.mk ju qëndron në dispozicion për bisedime.“
Këtë qëndrim e nënshkruajnë dhe e ndajnë portalet e mëposhtme:
A1ON, Brif, Vistina, Denar, Deneshen, Ekspres, Espreso, 24Info, Kurir, Libertas, Lider, Lokalno, MKD, Nezavisen, Net Pres, 4NEWS, Plusinfo, Republika, Racin, Sloboden Pecat, 360 Stepeni, Telegrafi, Točka, Trn, Faktor, Fokus, MMS, Kanal77 dhe Crnobelo.
Portalet sportive:
Ekipa, Gol, Derbi, Makfudbal, 24Fudbal, Kosh, 24Rakometa, Sport 1, SportM, Sportmania, Sportsport, Sportksi dhe Supersport.
Qëndrimin e ndajnë me nënshkrim edhe portalet e televizioneve maqedonase:
Alfa, Alsat-M, Kanal 5, Sitel dhe Telma.
Përveç 45 portaleve të përmendura, Shoqata OnlineMedia.mk pret që këtij qëndrimi t’i bashkohen edhe portale të tjera, pronarët apo përfaqësuesit e të cilëve për arsye objektive nuk kishin mundësi të marrin pjesë në takimin e mbajtur më 20 maj, në hapësirat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
The post Mediat online me vendim për tërheqje nga agregatorët appeared first on Telegrafi.