Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë po mendon të garojë me lista të pavarura për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa në sferën e zgjedhjes së kryetarëve komunalë, po mendon bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë me OBRM-PDUKM-në. Këtë e njoftoi sot zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov

Ai theksoi se në kuadër të fushatës “Së bashku dimë më shumë” në 60 ditët e ardhshme do të vizitojnë të gjitha komunat e vendit, ku do të zhvillojnë takime me anëtarë, mbështetës dhe qytetarë, për të njohur drejtpërdrejt problemet e tyre.

“Kandidatët e ZNAM do të jenë kandidatë të pavarur të Lëvizjes ZNAM “Për Maqedoninë tonë”, të mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni i tyre, thotë Memov.

Në pyetjen e gazetarit nëse ZNAM do të ketë bashkëpunim, përkrahje dhe koalicion me partitë tjera, ai u përgjigj se tani për tani po bisedohet ekskluzivisht me koalicionin OBRM-PDUKM, por se vendimin përfundimtar do ta marrin organet dhe trupat e partisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Memov: ZNAM po mendon të kandidojë me lista të pavarura për këshilltarë dhe të negociojë me OBRM-PDUKM-në për kryetarë komunash appeared first on Telegrafi.