Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e përshkroi takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe partenrët qeveritarë si të gjatë dhe të qetë.

Sipas tij, është mirë që shumica aktuale siguroi shumicë stabile dhe kjo është lajm i mirë edhe për qytetarët edhe për procesin.

“Kur bëhen marrëveshje, secili e interpreton ashtu siç dëshiron. Për mua është e rëndësishme të dihet se shqiptarët nuk kanë fituar dhe maqedonasit nuk kanë humbur pozita. Disa thonë se Alternativa kanë marrë shumë pozita, por kjo nuk është e saktë. Jemi larg nga ajo përqindje që është dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit. Tani jemi qeveri stabile dhe kemi institucione stabile”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se se Zaev ka për qëllim të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por kjo do të varet edhe nga situata me Bullgarinë, ndërsa shumica parlamentare mund të arrijë deri në 70 deputetë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Menduh Thaçi: Tani kemi shumicë stabile dhe institucione stabile appeared first on Telegrafi.