Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan kryesisht, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, tha për AIM-n, zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

“BE-ja merr shënim gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025”, theksoi Mercier.

Sipas tij, BE-ja inkurajon vendin të adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";