
Në Gjykatën Themelore të Strugës ka nisur procesi gjyqësor mes deputetit Bekim Qoku dhe kreu të komunës së Strugës Ramiz Merkos, pasi ky i fundit e ka paditur Qokun për shpifje.
Shkak për padinë janë deklaratat publike të Qokut, i cili e ka cilësuar Merkon si “të korruptuar”, çka, sipas padisë, ka lënduar rëndë ndjenjat e ish-kryetarit të Komunës së Strugës.
Në dokumentet gjyqësore, Merko pohon se akuzat e Qokut i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha shpirtërore dhe gjendje të rënduar psikologjike, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore, përfshirë edhe konsultime me psikiatër. Gjendja e tij, thuhet më tej, ka vazhduar për disa muaj, duke ndikuar në jetën e tij personale dhe profesionale.
E pas kësaj, në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar Qoku duke shpërndarë fotografi nga seanca me mbi shkrim “Unë dhe korrupsioni’’.
The post Merko padit Qokun, kërkon dëmshpërblim për “dhimbje shpirtërore-psikologjike” appeared first on Telegrafi.