Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Tiranë. Por ajo që bie në sy është se në njoftimin e tij për pjesëmarrje në Samit, Mickoski askund nuk e përmend Tiranën ose Shqipërinë.

Në njoftimin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se pjesëmarrja e tij në Samit është konfirmim i angazhimit për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë.

“Sot mora pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, së bashku me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i kushtohet promovimit të bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe afrimit me BE-në, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët përballë sfidave me të cilat përballet kontinenti ynë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në diskutimin e hapur u shkëmbyen pikëpamje mbi temat kryesore për forcimin e lidhjes së rajonit me pjesën tjetër të Evropës. Prania dhe pjesëmarrja jonë në këtë Samit është një konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë”, ka shkruar Mickoski, duke mos përmendur vendin në të cilin mbahet samiti.

Ky postim i tij është marrë edhe me tallje nga disa komentues të faqen e tij, të cilët i kanë shkruar se janë të vetëdijshëm se vendi i mbajtjes së Samitit është Shqipëria, gjegjësisht Tirana./Telegrafi/

The post Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";