Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje ka mbajtur seancë në të cilën ka marrë disa vendime.

Nga Qeveria e vendit njoftojnë se mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator.

“Në këtë seancë, Qeveria vendosi që mësimi në shkollat ​​e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të zhvillohet online deri më 20 shtator në vend të 14 shtatorit siç ishte planifikuar në vendimin e mëparshëm”, theksojnë nga Qeveria.

Ky vendim është sjellë për shkak të gjendjes epidemiologjike në këto qytete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator shkruan Telegrafi.