Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë në vend të Muhamed Zekirit.

Qeveria në seancën e sotme fillimisht e shkarkoi Zekirin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, e më pas Dimovskin si anëtar të Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Pas kësaj, Dimovski u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Zekiri dha dorëheqjen pasi dyshohej për shpërdorim detyrës zyrtare, për keqpërdorim të 940.00 eurove.

Dimovski është anëtar i Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, nga 3.8.2017. Ai u lind më 16 korrik 1966 në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së appeared first on Telegrafi.