Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt.

Në këtë takim miqësor, siç njoftojnë nga LD, u diskutua për një sërë çështjesh kyçe që prekin marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në forcimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Nga atje thonë se Mexhiti rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian, duke theksuar se vendi mbetet një faktor stabiliteti në rajon.

Ai theksoi rëndësinë e aleancës me SHBA-në si një mbështetje jetike për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“SHBA-ja është partneri ynë kryesor strategjik dhe mbështetja e saj e vazhdueshme mbetet një garanci për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Vlerësojmë angazhimin e fortë dhe mbipartiak të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike,” theksoi Mexhiti.

Kongresmeni Aderholt nga ana e tij konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen për integrimin e saj në strukturat euroatlantike./Telegrafi/

The post Mexhiti-Aderholt: Partneriteti me ShBA-në shtyllë strategjike për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";