Kryetari i komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim po shkon drejt PPD-së, pasi siç tha ai, e njejta parti nuk i pranon reformat.

“BDI po shkon rrugës së PPD, kam punuar 7 vjet për t’a reformuar, por nuk patën ‘vesh’ për të dëgjuar. Mendoj që është vonë, mendoj që pas kësaj humbje të thellë, AKI nuk do të ketë jetëgjatësi. Pas 2 nëntorit, ky subjekt do të prishet. Ndërsa BDI po shkon drejt fenomenit të PPD-së në rënie të lirë”, tha Mexhiti në Tv21.

Mexhiti ka sqaruar se ky qëndrim nuk është reagim emocional, por rezultat i një procesi të gjatë përpjekjesh për reformë të brendshme, të cilat nuk gjetën mirëkuptim brenda BDI-së.

“Unë jam munduar shtatë vite me betejë të brendshme, me luftë parimore dhe me principe. Si ‘Grupi i Zjarrit’ kemi filluar pikërisht sepse nuk është normale që brenda një subjekti të mendojnë të gjithë njësoj, pa debat, pa kriticizëm. Kam provuar gjithçka për të mos pasur ndarje, por kur u shterën të gjitha mundësitë, u largova,” ka tha Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";