Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti thekson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi se pushteti i kaluar pjesë e të cilit ishte BDI e fshiu diasporën e vendit, duke i regjistruar si popullatë jorezidente, ndërsa sipas tij, më tragjike është se këtë e kanë bërë në mënyrë të paligjshme.

Mexhiti paralajmërojnë kallëzim për ish udhëheqësit e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas tij, me abrogimin e metodologjisë, një diskriminim i tillë ndaj diasporës më nuk do të bëhet.

“Diaspora e ndërtoi vendin dhe është një infuzion i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për qytetarët këtu. Ndërsa pushteti i kaluar i fshiu duke i paraqitur ato si jorezident. Ajo që është më tragjike, këtë e kanë bërë në mënyrë joligjore prandaj ne e dënojmë këtë akt rreptësishtë dhe po ashtu do të paraqesim në Prokurori për të ngritur aktpadi për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin që kanë shkelur ligjin për ta fshirë diasporën e vendit duke e paraqitur si jorezident”, tha Izet Mexhiti, zv. kryeministër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti: Do të ketë përgjegjësi për ish drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave appeared first on Telegrafi.