Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti njoftoi se në qeveri ka kaluar vendimi me të cilin 31,434 m² tokë shtetërore, kalojnë në pronësi të Universitetit “Nënë Tereza”.

Mexhiti tha se ky vendim hap rrugë për marrjen e lejes dhe fillimin e ndërtimit të kampusit në vlerë të 34,5 milionë eurove.

“Sot në mbledhjen e qeverisë, si pikë e veçantë ka kaluar pika ku i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm si pronë 31,434 m² tokë shtetërore, i është bartur pra në shfrytëzim të përhershëm Universitetit “Nënë Tereza”, dhe me këtë hapet rruga që të jepet leja e ndërtimit dhe shkon drejt realizimit të projektit të Kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza””, tha mes tjerash Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";