Mexhiti: Gratë të kenë hapësirën e tyre të merituar në politikë dhe në vendimmarrje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka takuar forumin e gruas të VLEN-it në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Mexhiti theksoi faktin se ka pabarazi mes burrave dhe grave në shumë aspekte, duke thënë se puna dhe roli i grave nuk duket.

Sipas tij kjo pabarazi nuk ndodh rastësisht por është pasojë e një kulture politike me perspektiva që i ka lënë jashte vendimmarrjes gratë.

”Gratë mbajnë mbi supe barrën e përditshme të jetës si kujdesin për familjen, përballjen me sfidat e komunës, çerdhet, shkollat dhe infrastrukturën. Megjithatë, ato shpesh mbeten të padukshme në proceset e vendimmarrjes. Kjo pabarazi nuk ndodh rastësisht. Është pasojë e një kulture politike që historikisht ka lënë jashtë zëra e perspektiva që i përkasin grave. Pikërisht këto perspektiva janë thelbësore për një udhëheqje të drejtë, të ndershme dhe të përgjegjshme për Çairin”, tha Mexhiti.

Advertisement

“Kur gratë janë të pranishme në tryezën e vendimmarrjes, ndryshon gjithçka, prioritetet, mënyra e të menduarit dhe rezultatet për shoqërinë. Politika nuk mund të jetë e plotë pa përfshirjen e grave. Për mua, ky është jo vetëm parim, por edhe angazhim për ta bërë Çairin një vend ku gratë jo vetëm dëgjohen, por edhe udhëheqin. Jam e bindur se shoqëria jonë do të ecë me hapa të sigurt përpara vetëm kur gratë të kenë hapësirën që meritojnë në politikë, në institucione dhe në çdo fushë ku vendoset për të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Mexhiti.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy