Zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën theksoi rëndësinë e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme, si domosdoshmëri dhe jo si zgjedhje.

Në konferencë, ku mori pjesë edhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti tha se infrastruktura e gjelbër është një sfidë globale që kërkon veprim kolektiv, vizion dhe bashkëpunim.

“Mënyra se si i formësojmë projektet tona të infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve tona ndaj ndryshimeve klimatike. Investimet strategjike në infrastrukturë që marrin në konsideratë rreziqet klimatike dhe aspektet e biodiversitetit janë një mjet i fuqishëm për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të gjelbra të punës, nxitjen e inovacionit dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi rëndësinë e integrimit të aspekteve klimatike dhe mjedisore në procesin e planifikimit dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis, duke shtuar se kjo mundëson vendimmarrje të informuar dhe të qëndrueshme afatgjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Infrastruktura që është rezistente ndaj goditjeve klimatike jo vetëm që mbron buxhetin dhe burimet publike, por gjithashtu kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë për brezat e ardhshëm, dhe hapat që duhen ndërmarrë janë ndërtimi dhe përshtatja e sistemeve të menaxhimit të riskut që do të na përgatitin për sfidat klimatike, transformimi i sektorit të energjisë drejt burimeve të rinovueshme, modernizimi i bujqësisë përmes sistemeve efikase të ujitjes dhe praktikave inteligjente klimatike, si dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë dhe qëndrueshmërisë sizmike të ndërtesave”, tha Mexhiti.

The post Mexhiti: Investimet strategjike në infrastrukturën e gjelbër përshpejtojnë zhvillimin ekonomik appeared first on Telegrafi.