
Zv. kryeministri Izet Mexhiti njofton se nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit, por do të pastrohet dhe do të hapet për turistët.
Ai thotë se përpjekja për ndërtimin e kishës në vitin 2011 u ndal nga aktivistët, dhe që atëherë Kalaja u la pas dore.
“Sot, ajo po pastrohet dhe hapet për qytetarët e turistët, si një monument i trashëgimisë kulturore.
Qeveria po vepron institucionalisht për të shmangur konfliktet ndëretnike dhe për të mbrojtur trashëgiminë.
Kalaja është dëshmi e politizimit dhe abuzimeve të së kaluarës, por nuk do të lejohet më të përdoret për qëllime politike apo ndarje.
Sot Kalaja është fytyra e turpit të atyre politikave dhe politikanëve që, për të mbajtur pushtetin janë të gatshëm të lejojnë çdo poshtrim. Gjendja në të cilën ndodhet ky monument sot është rikujtim se politikanët e të shkuarës e përdorën atë si trampolinë që disa njerëz të futen në politikë si klandestinë, jo si ofertë serioze”, shkruan Mexhiti në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se Kalaja do të rikthehet në një hapësirë dinjitoze që pasqyron barazinë dhe identitetin multietnik të qytetit./Telegrafi/
The post Mexhiti: Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit, do të hapet për turistët appeared first on Telegrafi.