Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, thekson zv. kryeministri Izet Mexhiti gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Martin Pamer.

“Në qendër të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë te ruajtja e natyrës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i Parqeve Kombëtare dhe zonave të mbrojtura.

Austria, me 17 parqe kombëtare dhe një model të suksesshëm të integrimit të turizmit me mbrojtjen e natyrës, përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë. Përvoja austriake do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Sharrit, si dhe për projekte të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit”, shkruan Mexhiti në Facebook./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mexhiti-Pamer: Austria me 17 parqe kombëtare përfaqëson një shembull frymëzues për rajonin tonë appeared first on Telegrafi.