Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njofton se ka përfunduar projekti për renovimin e Spitalit Klinik në Tetovë.
“Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara.
Ka përfunduar një projekt i rëndësishëm për Spitalin Klinik në Tetovë, ne u ofrojmë pacientëve kushte të ngjashme me qendrat e mëdha mjekësore në mbarë Evropën.
Spitali i Tetovës u bë me dy reparte të pajisura dhe të rinovuara plotësisht për gjinekologji dhe neonatologji dhe reparte ambulatore të repartit të sëmundjeve interne të rinovuara dhe pajisura plotësisht”, njofton Mexhiti./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Mexhiti: Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara appeared first on Telegrafi.