Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot tha se për 10 ditë do të pastrohet deponia në Nikushtak dhe se pastaj do të mbetet vetëm mirëmbajtja.

Ai tha se për këtë projekt janë siguruar rreth 5 milion denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisje mekanike për menaxhim të sigurt të mbeturinave dhe se pas përfundimit të përgatitjeve teknike, punimet ndërtimore në terren filluan sot.

“Pak ka pasur vonesë, për shkak se ishin procedurat e ngatërruara me fondet evropiane dhe aty domethënë kanë dështuar për shkak se kanë udhëheq keq. Këto mjete janë ndarë drejtpërdrejt prej buxhetit të Ministrisë së Ambientit Jetësor, për ta mbajtur fjalën. Pastrimi është për 10 ditët e ardhshme. Është rrethuar këtu. Do të merren masat, domethënë edhe mbulohet me dhe dhe mendoj që mandej mbetet vetëm mirëmbajtja”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se sanimi i kësaj deponie është një hap i madh drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në komunën e Likovës dhe rajonin përreth. Ai theksoi se nuk ka më kohë për pritje dhe se institucionet kanë obligim të veprojnë konkretisht në terren.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mexhiti: Për 10 ditë do të pastrohet deponia në Nikushtak, janë ndarë 5 milion denarë appeared first on Telegrafi.