
Zv. kryeministri, Izet Mexhiti sot njoftoi se procesverbalet në seancat e qeverisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.
I pyetur se pse procesverbalet janë vetëm në gjuhën maqedonase, Mexhiti u përgjigj se në vazhdimësi proces verbalet kanë qenë vetëm në në gjuhën maqedonase, ndërsa deri sa ka qenë kryeministër Talat Xhaferi kanë qenë në dy gjuhë, por 20 vitet e kaluara kanë qenë vetëm në një gjuhë.
“Seanca që udhëheqi unë janë në dy gjuhë, ndërsa tash e tutje pa marrë parasysh se kush do të udhëheq me seancat qeveritare për herë të parë pas 30 viteve porcesverbalet do të jenë në dy gjuhë”, tha Mexhiti.
Lidhur me deponinë “Rusino”, Mexhiti tha se Ministria e Ekonomisë ka në dispozicion diku 50 milionë euro për deponitë regjionale, siç është ajo në Manastir dhe Rusino, dhe se po punojmë në procedura jemi nga fundi dhe në kohën që do të jeni gati do t’i promovojmë./Telegrafi/
The post Mexhiti: Për herë të parë pas 30 viteve procesverbalet e seancave qeveritare do të jenë edhe në gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.