Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri kundër bixhozit online, duke bllokuar 173 faqe të reja interneti që ofronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Këtyre u shtohen edhe 53 faqe të bllokuara më parë, duke e çuar numrin total të faqeve të ndaluara në 226.

“Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se kjo masë është realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve kryesore të koalicionit VLEN para zgjedhjeve.

Ai shtoi se ndryshe nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit, por do të mbrojë interesat e familjeve dhe të rinjve.

“Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona,” tha më tej Mexhiti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria ka premtuar politika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në drejtim të parandalimit të bixhozit, duke vënë theksin te mirëqenia e brezit të ri dhe e shoqërisë në tërësi.

The post Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë appeared first on Telegrafi.