Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit VLEN.

Mexhiti ndodhitë e fundit politike i quan serial për ‘rrënimin e qeverisë’, duke shtuar se protagonistët kanë dështuar.

Tutje Mexhiti thekson se ndryshimi vazhdon pa heronj të rrejshëm, dhe se ndryshimi do të vazhdojë si amanet i 107.000 votuesve shqiptarë.

“Dje ranë maskat: protagonistët e serialit latin publikisht e pranuan atë që e kam thënë shumë herë deri më sot: se gjatë gjithë kohës kishin marrëveshje të fshehtë bashkëpunimi. Protagonistët e serialit të quajtur ‘Rrënimi i qeverisë, dështuan. Nuk ndihmuan as fjalimet bombastike, as viktimizimi, as servilosja, as patriotizmi me bateri. Ndryshimi vazhdon pa heronj të rrejshëm për një përdorim. Ndryshimi vazhdon si amanet i 107.000 votuesve shqiptarë që sot kanë çdo të drejtë të ndjehen të tradhëtuar. Lufta kundër korrupsionit nuk ka alternativë. Përgjegjësi për pasurimin e paligjshëm do të ketë”, shkruan Mexhiti

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shton se në vend të fjalimeve bombastike për gjoja se luftë kundër korrupsionit, opozita duhet ta dëshmojë gatishmërinë e vet për hetim me vepra konkrete. Si fillim, sipas Mexhitit, le ta dorëzojë superfunksionarin e listës së zezë tek organet e hetuesisë./Telegrafi/

The post Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’ appeared first on Telegrafi.