
Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot njoftoi se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mexhiti tha se përveç Strugës ku është bërë publike përkrahja për Mendy Qyrën edhe në disa komuna përafërsisht dihen emrat.
I pyetur nëse e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidati Çair, Mexhiti tha se sipas gjitha gjasave ai do të jetë kandidat i VLEN-it për Çairin.
I pyetur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mexhiti tha se për listat e hapura VLEN-i është për të, por se nevojitet konsensus./Telegrafi/
Advertisement
The post Mexhiti: Sipas gjitha gjasave unë do të jem kandidat për Komunën e Çairit appeared first on Telegrafi.