Mexhiti, Taravarit: Ti nuk solle ndryshimin, ti pengove ndryshimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taravari: ASH do të dal në opozitë

Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti,

Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook, thekson se Taravari nuk e ka sjell ndryshimin, por siç shton e ka penguar ndryshimin. Mes tjerash Mexhiti ka bërë të ditur se VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit.

Lexo po ashtu
Taravari: ASH do të dal në opozitë

Advertisement

Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin. Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë. Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë. Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.

Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.

Advertisement

VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim” shkruan Mexhiti.

 

The post Mexhiti, Taravarit: Ti nuk solle ndryshimin, ti pengove ndryshimin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy