Koalicioni VLEN do të hap sonte shtabin elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Shkupit.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Lëvizjes Demokratike -pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti.
Mexhiti sqaroi se shtabi do të ndodhet tek Çarshia e vjetër e qytetit dhe shtetasit e Kosovës do të mund të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në Shkup por edhe në qytete tjera, ka shumë që kanë nënshtetësi të Kosovës, ndaj ju ftoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim”, tha Mexhiti. /Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Mexhiti: VLEN do hap shtab elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në Shkup appeared first on Telegrafi.