Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti sot njoftoi se ende nuk ka vendosur për kandidaturën e tij për Komunën e Çairit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Po bëhen analiza e fundit brenda VLEN-it dhe besoj se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjitha emrat e kandidatëve, përveç Strugës të cilët tani e kemi shpalosur”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha VLEN do të ketë kandidatë edhe për Qytetin e Shkupit, Çairit dhe të gjitha komunat tjera.

Mexhiti tha se si edhe herrave tjera partitë që janë në qeveri do të ndihmojnë njëri tjetrin aty ku do të jetë e nevojshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mexhiti shtoi se koalicioni VLEN do të ketë kandidatin e saj edhe për Komunën e Kërçovës./Telegrafi/

The post Mexhiti: VLEN do të ketë kandidatin e saj edhe për Komunën e Kërçovës appeared first on Telegrafi.