Mexhiti: VLEN do të unifikohet si një parti në mënyrë spontane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Shenja, tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë përbërëse të koalicionit.

Ai tha se VLEN do të unifikohet në mënyrë të shëndetshme politike në një parti të vetme.

“Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët, qendrën mediale të përbashkët, kryesin qendrore të përbashkët, pra dalëngadalë vijmë deri te unifikimi i shëndetshëm i VLEN-it, duke përfundu edhe me një lider”, deklaroi Mexhiti.Mexhiti

Ai tha se për të kapitulli i BDI-së është i mbyllur, teksa shtoi se ajo parti nuk i dëshiron reformat.

Advertisement

“Në BDI ka improvizime për t’i ikur përgjegjësisë. Pra, këtu duhet të ketë përgjegjësi, për ato çështjet strategjike që janë ndërmarrë, si janë ndërmarr, koalicionet, është debat që ju takon atyne, a u desht t’ju jepet aq komuna aleancave, a u desht kjo strategji nëse janë zgjedhje lokale t’i ngrejnë në nivel të referendumit, legjitimitetit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se edhe nëse nuk do jetë lider në VLEN, ai do të jetë pjesë e VLEN-it dhe kontribues i VLEN-it.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy