Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut ka publikuar sot të dhënat për gjendjen e borxhit publik më 31 mars 2024.

Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik arrin në 8.769 milionë euro, që përbën 58.6% të PBV-së.

Në tremujorin e parë janë emetuar letra me vlerë të qeverisë në vlerë prej 219,2 milionë euro, janë tërhequr mjete në vlerë prej 175,5 milionë euro në bazë të marrëveshjeve të lidhura kreditorët e huaj, si tërheqja e këstit të dytë nga FMN nga linja kreditore për maturi dhe likuiditet dhe 57,6 milionë euro kredi për ndërmarrjet publike dhe UA e themeluar nga shteti dhe komunat, komunat e qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit.

Njëkohësisht është kryer edhe pagesa e detyrimeve në bazë të principit për borxhin e jashtëm në vlerë prej 82.7 milionë euro./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MF: Borxhi publik i RMV-së në fund të tremujorit të parë është 58.6% e BPV-së appeared first on Telegrafi.