Ministria e Financave sot publikoi borxhin publik deri më 31.12.2021. Sipas të dhënave të Ministrisës së Financave, borxhi publik është 60.9% të BPV-së.

“Borxhi publik menaxhohet dhe mirëmbahet me stabilitet. Edhe në kushte të krizës shëndetësore që zgjat dy vite dhe në tremujorin e tretë u ballafaquam me krizën energjetike, me politikat dhe masat që i kemi ndërmarrë, borxhi publik deri në fund të vitit 2021 shënoi ulje në krahasim me nivelin e borxhit publik të fundit të vitit 2020”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Ata shtojnë se po synojnë që borxhi publik të jetë nën 60% të BPV-së dhe sipas projektimeve me Strategjinë për menaxhimin me borxhin publik, në vitin 2026 borxhi publik, sipas MF-së, duhet të zvogëlohet në 57.7% të BPV-së.

“Ministria e Financave i publikon të dhënat e borxhit publik çdo tre muj, ndërsa borxhin shtetëror çdo muaj. Sipas të dhënave të fundut, borxhi shtetëror më 31.12.2021 ka qenë 51.9% të BPV-së”, thuhet në fund të njoftimit të Ministrisë së Financave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MF Maqedoni: Borxhi publik është 60.9% të BPV-së shkruan Telegrafi.