Ministria e Financave njoftoi se nesër do të kryejë pagesën e shumës kryesore dhe të kamatës për vitin e dytë të obligacionit të dytë qytetar të emetuar.

Në llogaritë e qytetarëve do të paguhen fonde në shumën prej 17,6 milionë euro si shumë kryesore dhe 880 mijë euro si kamatë. Obligacioni i dytë qytetar, i cili tani skadon, u emetua dy vite më parë.

“Fletbligacioni i dytë i qytetarëve u emetua nga Ministria e Financave më datë 7 nëntor 2023 me afat maturimi prej 2 vitesh dhe normë interesi prej 5% në nivel vjetor. Interesi për vitin e parë u pagua nëntorin e kaluar, ku u pagua vlera prej 54.274.000 denarëve ose 880 mijë euro. Fletëbligacioni i qytetarëve si instrument i ri u prezantua në vitin 2023, me qëllim pasurimin e ofertës së instrumenteve të reja të financimit në tregun financiar dhe zgjerimin e burimeve të financimit për politikat ekonomike”, thonë nga MF.

Ai kishte një afat maturimi prej 2 vitesh dhe ofronte një normë atraktive interesi prej 5% vjetore. Obligacioni qytetar, si instrument i ri, u prezantua me qëllim të pasurohej oferta në tregun financiar, por edhe për të zgjeruar burimet e financimit të politikave ekonomike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani janë emetuar dy seri me një vlerë totale prej 41,1 milionë euro. Nga Ministria e Financave konfirmojnë se do të vazhdojnë me shpalljen e serive të reja.