Micevski dhe Stojanovski: Në Kuvend miratuam dy ligje, i rrisim pensionet dhe ofrojmë përkrahje për studentët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e partisë në pushtet OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski dhe Bojan Stojanoski sot kumtuan një video të përbashkët në fejsbuk me rastin e miratimit të ligjeve për rritje të pensioneve dhe për vauçerë për studentët, që siç thonë ata, rritet standardi jetësor për studentët dhe pensionisët.

“Sot në Kuvend votuam dy ligje të jashtëzakonshme. Ligje të cilat janë për të luftuar pabarazinë por edhe rritjen e standardit jetësor të pensionistëve. Rritje prej 2.000 denarëve e cila me 5000 denarët e kaluar, do të thotë rritje prej gjithsej 7000 denarëve për pensionist në muaj”, tha Micevski i cili është edhe koordinues i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Deputeti Stojanoski tha se me ligjin për vauçerët e studentëve, qofshin në fakultete shtetërore apo private, do të marrin nga 15 300 denarë që të mund të furnizohen me mjet ndihmës teknik.

“Kështu ne kujdesemi për qytetarët tanë”, thotë deputeti Stojanoski.

Advertisement

Kuvendi solli ligje me të cilët në mënyrë lineare rriten pensionet për të gjithë pensionistët për 2.000 denarë, ndërsa secili student do të marrë nga 250 euro apo 15.300 denarë për pajisje elektronike.

The post Micevski dhe Stojanovski: Në Kuvend miratuam dy ligje, i rrisim pensionet dhe ofrojmë përkrahje për studentët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy