Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski pret të sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet ligjore lidhur me ndryshimet e ministrive në Qeveri.

“Është një premtim parazgjedhor që ua kemi dhënë qytetarëve dhe me të cilin i kemi prezantuar në periudhën parazgjedhore. Aktualisht jemi duke punuar në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe pres që të marrim mbështetjen e 80 deputetëve që të funksionojë ajo që kërkohet nga qytetarët”, tha Micevski në një deklaratë për media pas koordinimit të parë zyrtar të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive.

Ai theksoi se e gjithë zgjidhja ligjore është drejt përfundimit dhe pret që ajo të dorëzohet zyrtarisht brenda ditëve në vijim./Telegrafi/

The post Micevski: Pres që të sigurojmë dy të tretat e shumicës për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";