Sapo ka mbërritur në Kuvend – Projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në lidhje me partneritetin për zbatimin e projekteve infrastrukturore. Asgjë nuk do të fshihet nga publiku dhe çdo detaj do të shpallet publikisht dhe do të jetë transparent, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, në profilin e tij në Facebook.

Kjo, thekson ai, është një marrëveshje historike dhe një gjë historike për vendin tonë.

“Së bashku me qytetarët, ne jemi angazhuar për rindërtimin e Maqedonisë dhe e bëjmë këtë çdo ditë. Ata janë partnerët tanë! Hekurudhë, konvikt për studentë, spitale, hidrocentrale dhe shumë projekte të reja. Pas marrëveshjes strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ky është edhe një tjetër sukses i madh për Republikën e Maqedonisë”, shkruan Micevski.

The post Micevski: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në Kuvend, gjithçka do të jetë publike dhe transparente appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";