BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në “Twitter” menjëherë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu mbështetje për rifillimin e procesit integrues dhe iu referua konkretisht Maqedonisë së Veriut.

“Për Maqedoninë e Veriut, puna vazhdon drejt gjetjes së një zgjidhjeje të shpejtë të pranueshme reciprokisht”, tha Michel.

Deklarata erdhi pas anulimit të konferencës për shtyp të liderëve të BE-së që do të mbahej pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, e cila do të trajtohej nga presidenti francez Emmanuel Macron, si lider i vendit që mban presidencën e rradhës të BE-së, Presidenti i Këshillit, Charles Michel, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Michel: Vazhdon puna për gjetjen e një zgjidhjeje për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.