
Në pjesën e pagesës së subvencioneve në blegtori, janë përfshirë më shumë se 4.100 blegtorë, ndërsa janë paguar rreth 350 milionë denarë, informoi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai vuri në dukje se nga fillimi i vitit janë paguar 9 miliardë denarë, gjegjësisht këto janë borxhe nga viti 2021 deri në vitin 2024. Mickoski është i mendimit se bujqit mbeten prioriteti kryesor i Qeverisë.
“Në periudhën e kaluar janë paguar subvencione në sektorin e blegtorisë. Që nga fillimi i vitit janë paguar gjithsej rreth 9 miliardë denarë. Kjo nuk është vetëm për këtë periudhë, ato janë borxhe nga viti 2021, 2022, 2023 dhe viti aktual 2024. Po vazhdojmë me ribalancin, dhe me atë shpërndarje në fund të vitit. Duam t’i vendosim gjërat në rregull, që të mos ketë borxhe pavarësisht faktit se duhet të paguajmë borxhe nga viti 2021”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, i cili mori pjesë në lëshimin në funksion të rrugës së rindërtuar rajonale Ponov Most-Bogdanci.
Ai potencoi se ka rezultate jashtëzakonisht të mira edhe sa i përket eksporteve në katër muajt e parë të vitit. Tha se historikisht kemi pasur çmimin më të lartë të blerjes për lakrën pranverore, ndërsa është i mirë edhe çmimi i blerjes së domateve.
“Do të duhet këtë ta shërbejmë, sepse bujqit janë ata që jo vetëm që e ushqejnë Maqedoninë, por duhet të them se ka rezultate jashtëzakonisht të mira dhe cilësore në sektorin e eksportit në katër muajt e parë të vitit. Gëzohen në çmimin historikisht më të lartë të blerjes për lakrën pranverore, dhe tani dëgjoj se edhe çmimi i blerjes për domatet është i mirë. Në përgjithësi, mund të them se ende nuk jemi plotësisht të kënaqur, por po shkojmë drejt atij niveli. Bujqit mbeten prioriteti kryesor i kësaj Qeverie”, theksoi Mickoski.
The post Mickoski: 4.100 blegtorë përfitues të subvencioneve, bujqit mbeten prioriteti kryesor i qeverisë appeared first on Telegrafi.