Mickoski: Arsovska përdoret si instrument destabilizues nga BDI-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar se pajtohet me deklaratën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit dhe kryetarit të Çairit Visar Ganiut, të cilët kanë thënë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa përdoret si instrument për destabilizim nga ana e BDI-së.

Mickoski tha se për këtë qëndrim do të ketë dhe detaje të reja.

“Ka të vërtetë në këtë deklaratë dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë se ajo që e kanë thënë Mexhiti dhe Ganiu, ka të vërtetë këtu dhe shumë shpejtë opinioni do të zbuloj edhe detaje të tjera”, tha Mickoski.

Arsovska në Porkurorinë Themelore Publike të shtunën dorëzoi siç tha ajo, dëshmi dhe dokumentet lidhur me ndërtimet pa leje në Çair, pasi paraprakisht Prokuroria kërkoi nga ajo që në qoftë se ka dëshmi t’i dorëzojë në institucion.

Advertisement

Arsovska tha se pavarësisht dorëzimit të provave kundër Ganiut, nuk pret që Prokuroria të veprojë.

The post Mickoski: Arsovska përdoret si instrument destabilizues nga BDI-ja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy