Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot është përgjigjur lidhur me pretendimet e ministrit Igor Filkov për rishikimin e badenterit.
Mickoski thotë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket dhe se kjo është temë e mbyllur.
“Kjo është e drejtë juridike e Marrëveshjes Kornizë, ndërsa Marrëveshja Kornizë është pjesë e Kushtetutës, Marrëveshja Kornizë është përmbushur në tërësi, dhe kjo është një temë e mbyllur.
Ajo çka përbënte problem ishte balancuesi. Ju e dini se kemi propozuar ligj për përfaqësim të drejtë, e cila përveç përfaqësimit etnik do të ketë edhe elemente të cilat do të vlerësohet sipas cilësisë”, tha Mickoski.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov pat deklaruar se badenteri duhet rishikuar, në mënyrë që vendi të ecë përpara./Telegrafi/
The post Mickoski: Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket appeared first on Telegrafi.