Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe gjatë kohë do të mbetet në opozitë.

Ai tha se këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri.

“Një person më tha, po e përgatisni BDI-në që të ju bëhet partner në Qeveri. Përgjigjja ime direkte është, BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tan i nuk e ka marrë asnjë mësim. Nuk i çuam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marrë asnjë leksion. Ata atje e kanë vendin me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM. Unë do të jem shumë i qartë dhe preciz, këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”, ka deklaruar Mickoski.

Ai tha se pas zgjedhjeve lokale do të ketë dhe riformatim të qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski: BDI edhe gjatë kohë do të jetë në opozitë, është parti e cila nuk ka marrë asnjë mësim appeared first on Telegrafi.